Titulli distancohet, KV Shkëndija mundet nga KV Strumica 

Të hënën në Tetovë para një numri të madh spektatorësh u zhvillua derbi i madh i elitës së volejbollit vendor, ndërmjet Shkëndijës dhe Strumicës. Kuqezinjtë tetovarë u dogjën nga dëshira e madhe për fitore, duke u mundur kësaj rradhe me shifrat 1:3. Shkëndija me fitoren 3:2 ndaj Strumicës në transfertë u bë favorit për titullin, duke ditur se do ta priste në fushë vet rivalin direkt, mirëpo ndërkohë djemtë e Durim Lumës disa xhiro më parë u surprizuan në Tetovë nga Boreci kur u mundën 2:3 dhe me me atë ngarkesë psiqike mbrëmë ndaj Strumicës luanin me ngërç. Këtë e shfrytëzuan mysafirët dhe me dominim konstat në dy setet e para avansuan 2:0. Seti i tretë prodhoi më shumë emocione sepse Shkëndija ngriti nivelin dhe me përparësi konstante dhe me mbështetjen e publikut arriti të fitojë setin duke ngushtuar negativën në 1:2. Këtu u mendua se megjithatë do të mund të shohim përmbysje, por në setin e katërt Strumica që në start u shkëput bindshëm në pikë dhe pa problem mbylli ndeshjen me fitore 3:1 me të cilën kanë hapur rrugën drejt titullit të rradhës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close