Mësohet arsyeja e vërtetë, pse legjenda Kobe Bryant veshi fanelën me numri 24

Në historinë e basketbollit, Michael Jordan dhe Kobe Bryant renditen në mesin e pesë lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Dy mendje të fokusuara te konkurrenca, titujt dhe ‘vrasësit’ për rivalët. Kobe erdhi pas Jordanit dhe donte ta mposhtte që nga dita e parë.

“Unë do ta kaloj atë rishtarin e Lakers,”- mësohet të ketë thënë Jordan në All-Starin e tyre të parë së bashku. Një kompeticion që, megjithëse nuk ishte në të vërtetë si i tillë, shënoi rivalitetin e tyre derisa LeBron James zbarkoi në NBA.

Jordan dhe Kobe luajtën në të njëjtin pozicion, pikashënues, ishin referencë dhe morën përkatësisht gjashtë dhe pesë unaza. Ata udhëhoqën dy dinastitë e mëdha të fundit të viteve ’90 dhe fillimit të shekullit të 21-të. Ata ishin gjithçka. Historia i krahason ata, megjithëse Kobe gjithmonë besonte se ai ishte më i zgjedhuri.

“A e dini pse Kobe vendosi të ndryshojë numrin 8 me 24? Njerëzit nuk e dinë. Por ishte sinjali për të gjithë, se ai ishte një hap mbi 23, që ishte numri i Michael Jordan,”- ka treguar Kevin Garnett, ‘armiku’ i përjetshëm i Kobe në ligë. 

Mësohet arsyeja e vërtetë, pse legjenda Kobe Bryant veshi

“Të mbash 24 ishte një goditje për ‘Mike’. Gjithçka ishte shkarkimi i ‘MJ’, kalimi i ‘MJ’ dhe zhdukja e ‘MJ’. Kjo është ajo që ka të bëjë me numrin 24,”- shtoi legjenda e Celtics.

Cilado që të jetë më e mira, të dy shprehën respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin. Nga ajo ADN konkurruese, ndoshta, lindi një marrëdhënie e veçantë. Askush nuk do t’i harrojë kurrë lotët e Jordanit, në lamtumirën e komunitetit të basketbollit me Kobe Bryant pas vdekjes së tij. “Kur Kobe vdiq, një pjesë e imja vdiq,”- tha legjenda e Bulls.

“Më pëlqente qëndrimi i atij djali për të konkurruar dhe luajtur kundër dikujt që mund të përmirësonte lojën e tij. E doja plotësisht. Nuk kishte rëndësi se çfarë mendonte për mua, ishte një sfidë. E admiroja atë pasion, sepse nuk e shihni dikush që dëshiron të përmirësohet çdo ditë.

Jo vetëm në sport. Gjithashtu si baba dhe bashkëshort. Ndihem i frymëzuar nga ajo që bëri, ajo që ndau me Vanessa dhe me vajzat e tij”,- ka thenë Jordan.


Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close