Skuadra e Beshiktashit pësoi humbje të befasishme ndaj Makabi Tel-Aviv-it me shifrat 1:3 në kuadër të javës së 5-të në Liga Evropa.
Pas ndeshjes, tifozët e klubit turk e priten jashtë autobusin me lojtarë për t’i sulmuar.
Ata bënë një protestë jashtë stadiumit duke kërkuar kështu edhe shkarkimin e trajnerit, Xhiovani van Bronkhorst. Në përballjen ndaj izraelitëve të Makabit luajti edhe futbollisti kosovar, Milot Rashica. Ndërkohë Ernest Muçi ishte i lënduar dhe nuk u paraqit fare./Indeksonline/