Guardiola “pikëton” përforcimin e parë, Siti duhet të paguajë 120 mln euro

Man. Siti kalon nëpër një krizë të madhe të rezultateve dhe ka gjashtë ndeshje pa fitore.

“Qytetarët” ka pësuar pesë humbje radhazi dhe ka marrë një barazim, teksa Pep Guardiola tanimë e di se si mund ta kalojë këtë krizë. Lëndimet e shumta kanë ndikuar në këtë formë të dobët të Man. Sitit, derisa trajneri katalunas ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferime. Pep i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se duhet transferojnë mesfushorin gjerman Florian Virtz.

21-vjeçari shihet si pasardhës i Kevin de Brujne dhe Pep Guardiola e vlerëson jashtëzakonisht shumë talentin gjerman. Për të arritur deri te ai, Siti duhet të shpenzojë së paku 120 milionë euro, pasi Virtz aq vlerësohet nga Bajer Leverkuzeni.

Reprezentuesi gjerman në 19 ndeshje këtë edicion ka shënuar ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close