Legjenda franceze, Mishel Platini, i cili ishte edhe president i UEFA-s, ka shprehur mendimin se kapiteni i kombëtares së Francës, Kilian Mbappe, është “i humbur në fushë” për shkak të paraqitjeve të fundit me Real Madridin.
Platini, i cili po vizitonte Muzeun e Sporteve në Nice, foli për “L’Equipe”.
“Mendoj se ai ka humbur në fushë. Një kampion i madh duhet të ngrihet vazhdimisht nga hiri. Kjo mund ta bëjë Kilian një kampion të madh”, tha kampioni evropian i vitit 1984.
Kilian Mbape pati një ndeshje të vështirë në vizitën e Real Madridit te Liverpulli, e cila përfundoi me humbje 0-2.
Përveç dështimit për të shënuar, Mbappe humbi edhe një penallti që mund t’i kishte barazuar gjigantët spanjollë. Në gjashtë ndeshjet e fundit të Real Madridit, Mbape ka shënuar vetëm një gol – në një fitore 3-0 ndaj Leganes fundjavën e kaluar.