Tërhiqet vendimi, Arsovska nuk do ti jep Vardarit 250 mijë euro!

Pas presionit të shtuar nga ana e shoqërisë civile kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska si duket ka tërhequr vendimin për të ndihmuar financiarisht ekipin e Vardarit të cilit javë më parë nëpërmes këshillit komunal qyteti tentoi ti ndajë 250 mijë euro ndihmë financiare.

Megjithatë, Arsovska akuzon VMRO-në për këtë fakt.

“Falë amendamenteve jo-profesionale të VMRO-së, as K.F. Vardari nuk do të marrë ndihmën financiare që e pret, po as qytetarët nuk do të marrin “subvencionet” që është dashur ti marrin nga qyteti në këtë kohë krize si mbështetje për shkak të krizës energjetike. Shkupjanët do të mbesin pa fidanë të rinjë në sezonin e mbjelljes, për shkak të bllokimit të buxhetit me amendamentet e këshilltarëve të VMRO-së”, thotë Arsovska.

Kujtojmë drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku dhe nga Rabotniçki ishin kundër këtij vendimi, të cilët reaguan edhe publikisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close