Mbyllet gjithçka. Nuk ka më dilema! Mëngjesin e nesërm (e mërkurë), skuadra e Struga Trim&Lum do ketë seancën e rradhës stërvitore dhe të njejtën do ta drejtojë Shpëtim Duro.
Tekniku tiranas do të jetë trajneri i ri i Struga Trim&Lum, pasi ditë më parë u shkarkua Srgjan Zaharievski për mungesë të fitores në dy ndeshjet e para të gjysmësezonit pranveror. Struga dëshiron ta ruajë pozitën e parë dhe Shpëtim Duros i besohet kjo detyrë. Drejtuesit e klubit dhe trajneri 63 vjeçarë kanë gjetur akordin, derisa zyrtarizimi është çështje kohe. Për Duron kjo do të jetë hera e tretë që do të punojë në Maqedoni, pasi në dy kohë ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës.


