FC Shkupi mund të ketë sponsor të ri nga Kosova. Bëhet fjalë për familjen Batatina. Një lajm që qarkullonte gjatë ditës së sotme, por “Sportmania” merr një konfirmin zyrtarë, ku në një deklaratë ekskluzive për portalin tonë, Tahir Batatina ka konfirmuar se kanë interesim dhe se d të nisin bisedime me drejtuesit e Shkupit për blerjen e klubit nga Çairi.

“Po, do të flasim me drejtuesit e klubit për këtë mundësi. Pas bisedimeve do të shohim se si do të rrjedhë situata e mëtutjeshme”, deklaroi ekskluzivisht për portalin Sportmania, trajneri i FC Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina.
Kujtojmë se disa ditë më herët, paralajmëruam se presidenti aktual turk, Olgun Aydin pritet të largohet nga FC Shkupi dhe të njejtin dolën me një komunikatë, ku akuzojnë për padrejtësi dhe mes tjerash njoftuan se tërhiqen nga garat e Ligës së Parë.
Javëve në vijim pritet të shihet se çfarë do të ndodh brenda taborit bardheblu. /Sportmania/

