Suedia fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës, Kosovare Asllani shënon supergol

Kombëtarja e Suedisë ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës për femra.

Në ndeshjen për vendin e tretë, Suedia mposhti kombëtaren e Australisë me rezultat 2-0, e cila ishte nikoqire e Kampionatit Botëror.

Fridolina Rolfo shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 30-të, pasi u tregua e sakt nga penalltia. Me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Golin e dytë e shënoi futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani në minutën e 62-të.

Kjo është hera e katërt që Suedia fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës për femra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close