Sava Radiç është futbollisti i rradhës, që largohet nga FC Struga. Konfirmimi vjen nga vet skuadra strugane, të cilët përmes një komunikate kanë njoftuar ndarjen me mbrojtësin.

Radiç Strugës iu bashkua në janarin e vitit 2022, duke u bërë pjesë e historisë më të lavdishme të Struga Trim Lum, duke fituar dy tituj kampion dhe duke luajtur dy herë në finale të Kupës.

Sezonin e fundit ai u paraqit në gjithsej 37 ndeshje, 28 prej të cilëve në kampionat.
Ndryshe, Sava Radiç me fanellën e Struga Trim Lum ka zhvilluar plotë 108 ndeshje, ku 12 regjistron në garat europiane.

