Struga TL i jep në huazim Gjilanit sulmuesin boshnjak!

Struga Trim Lum konfirmon gjetjen e akordit me skuadrën e Superligës së Kosovës, SC Gjilani, për huazimin e sulmuesit boshnjak me pasaportë gjermane, Senad Jaroviç.

Drejtuesit e të dyja klubeve tashmë kanë firmosur huazimin e sulmuesit 25-vjeçar, dhe Jaroviç nga data 20 janar deri me 15 qershor do të jetë pjesë e SC Gjilanit. 

Struga Trim Lum i uron shumë fat dhe suksese Jaroviçit te skuadra e elitës së futbollit kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close