Mund të konsiderohet një sezon pozitiv i Rey Manaj-t me skuadrën e Spezias në Serie A. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola në kampionatin italian duke u aktivizuar 17 herë si titullar. Kartoni i shqiptarit është në pronësi të skuadrës së Barcelonës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi mund të blihet përfundimisht nga skuadra e Spezias për një shifër rreth 2,7 milionë euro nga Barcelona. Një vlerësim e veçantë ky gjest për 25-vjeçarin lushnjar ku do të vijojë ende bashkëpunimin me skuadrën nga Liguria që i ka bërë për vete të gjithë me paraqitjet e tij.

