Spanjoli Julen Lopetegui gjen klub të ri

Lajmi deri tani ishte në ajër, me hipotezën që gjithçka do të zyrtarizohej pas Botërorit. Por gjërat kanë ndryshuar dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez, përmes një njoftimi në rrjetet sociale: “Julen Lopetegui është trajneri i ri i Wolverhamptonit”.

Trajneri Lopetegui më herët udhëhoqi kombëtaren e Spanjës, për të kaluar te skuadra e Real Madrid dhe së fundmi te andaluzët e Sevillas. Synimi parësor i tij me Wolves do të jetë të qëndrojë në Premier League. Ai do ta marrë detyrën e trajnerit më 14 nëntor, ndërkohë që nuk bëhern të ditura detaje të kontratës së nënshkruar midis palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close