Sot Shkëndija përballet me Bregallnicën

Me seri prej 5 fitoreve resht Shkëndija sot pasdite në Shtip synon vazhdimin e serisë pozitive. Tre pikët eventuale nga dueli me Bregallnicën do të na çonin Shkëndijën tre pikë afër liderit, Strugës, me këta të fundit që këtë xhiro janë të lirë. 

Shkëndija xhiron e fundit (e 27-ta) në Tetovë mundi bindshëm 4:1 Tikveshin, duke çuar në pesë serinë e fitoreve resht në kampionat. Paraqitja bindëse kënaq të gjithë që shpresojnë ekipi të ketë gjetur formën optimale në fazën deçizive të sezonit.  

Bregallnica mban vendin e 5-të pas 27 xhirove, kur në 24 ndeshje kampionale kanë arkëtuar 37 pikë me efekt prej 9 fitore, 10 barazime dhe 5 difata. Ekipi nga Shtipi është skuadra me më shumë barazime në kampionat, derisa pa gola (0:0) përfundoi edhe përballja e fundit mes veti e lujtur në Shtip në xhiron e tretë të gjysmësezonit pranverorë. Ndeshja Bregallnica – Shkëndija nis nga ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close