Sot luhet derbi i Madridit, bota e futbollit me sytë nga “Wanda Metropolitano” 

Sonte në orën 21:00 luhet derbi i Madridit. Në Wanda Metropolitano luhet një nga sfidat më të shumpritura europiane, që ka rivalitet historik mes dy skuadrave të qytetit. Takimi i parë sezonal vjen të dielën në mbrëmje, por i gjen skuadrat në situata jo të ngjashme.

Atletico ndodhet aktualisht në vendin e shtatë në tabelë me 10 pikë pas pesë ndeshjeve të para, ndërsa Real Madrid është treguar një makineri e frikshme, duke marrë pikët e plota, duke u pozicionuar në vendin e parë të renditjes. Skuadra e Diego Simeones vjen pas humbjes në Ligën e Kampioneve, ku u mposht nga gjermanët e Bayer Leverkusën dhe aktualisht e sheh veten në vendin e tretë. “Los Colchoneros” nuk kanë treguar stabilitet në rezultatet e tyre, duke mos marrë më shumë se dy fitore radhazi, ndryshe nga Real Madrid, që me të drejtë mund të konsideorhet skuadra për t’u mundur në këtë fillim edicioni.

Kampionët në fuqi të Spanjës, kanë marrë plot 7 fitore radhazi në këtë sezon të ri në të gjitha garat, duke dominuar gati në të gjitha ndeshjet, por u duhet që të tregojnë muskujt dhe ndaj rivalëve të qytetit. Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultatin minimal në favor të Atleticos, që iu fal një goli të Carrascos dhe mund tu shërbejë ky triumf si frymëzim dhe në takimin e kësaj të diele.

Edhe pse ka arritur që të marrë maksimumin e pikëve, Real Madrid ka pësuar në të pesë ndeshjet e këtij fillim sezoni, duke dëshmuar se në prapavijë ka çka të përmirësojë. Megjithatë, paraqitja në Champions po ashtu ka qenë e kënaqshme me “Los Blancos” që kanë marrë 6 pikë të plota ndaj Celtic dhe Leipzig.

Dëmtimi i Karim Benzemas mund të jetë një problem për trajnerin Carlo Ancheloti, i cili nuk e ka patur në stërvitje me grupin francezin dhe duket e pamundur që të jetë në fushë ndaj Atleticos.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close