Sot luhen ndeshjet e balotazhit për Ligën e Parë

Pasditen e kësaj të diele do të zhvillohen ndeshjet e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Interesant pritet të jetë ndeshja që do të luhet në stadiumin “Mlladost” të Strumicës, aty ku do të përballen Tikveshi dhe Voska Sport. Ndërkohë në ndeshjen tjetër që do të luhet në Shtip një vend për në elitë në sezonin e ardhshëm do ta kërkojnë Skopje dhe Bellasica. Të dyja këto ndeshje do të nisin nga ora 17:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close