Sot luhen katër ndeshje në Ligën e Parë, kampionët presin Tikveshin në Çair 

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot sjell katër ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të. 

Kampionët në fuqi, Shkupi do të presin Tikveshin në Çair, Shkëndija do të jetë mysafire e Skopjes, përderisa Struga Trim Lum do të zhvillojë transfertën me Pobedën. 

Gjatë ditës së sotme gjithashtu do të luhet edhe takimi Rabotniçki – Sileksi, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi këtë xhiro është e lirë. 

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 14:00. 

Kujtojmë se ditë e djeshme u zhvillua vetëm një ndeshje, të cilën Bregallnica e fitoi ndaj Akademia Pandevit falë një golit të Dodevit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close