Sonte super derbi për titullin në Premier Ligë

Premier Liga angleze sonte do të sjellë ndeshjen vendimtare të sezonit, ku do të vendoset shumë për titullin e kampionit. Mançester Siti – Arsenal do të përballen sonte ndërmjet veti, me kampionët aktual që po kalojnë një super formë dhe me ndihmën e tifozëve do të kërkojnë triumfin e radhës që do të ishte një hap i sigurtë për mbrojtjen e titullit kampion.  Në anën tjetër Arsenali i cili deri tani ka zhvilluar një supersezon, në tre sfidat e fundit ka lëshuar terren në luftën për titull. Skuadra e Mikel Artetës, nuk ka shkuar më shumë se barazimi përballë Liverpullit, Uest Hemit e Soutemptonit dhe diferenca me Sitin është vetëm 5 pikë, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak.  “Topçinjtë” do të kenë mungesa të rëndësishme në këtë sfidë, pasi sërish  nuk  do të jetë në dispozicion Saliba, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm edhe Granit Xhaka, i cili nuk luajti edhe në ndeshjen e fundit. Përsa i përket historikut të përballjeve kjo do të jetë ndeshja e 188 në histori ndërmjet këtyre dy klubeve. Arsenali ka fituar 89 ndeshje prej tyre, Siti 56-të dhe 42 tjera jën mbyllur me barazim. Super derbi Mançester Siti – Arsenali do të luhet sonte në “Etihad”, duke nisur nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close