Sonte Lazio-Inter, ‘derbi’ i shqiptarëve! Asllani sfidon Hysajn

Kristjan Asllani ka folur për kanalin e Serie A në Youtube, në kuadër të ndeshjes së sotme ndaj Lazios (në “Olimpico” të Romës, prej orës 20:45). Këto janë disa nag deklaratat e tij:

HYSAJ – “Kur ai mbërriti tek Empoli shkova edhe unë atje. Unë isha 7 vjeç dhe ai 15 vjeç. Kur luajmë kundër është gjithmonë kënaqësi, shkëmbejmë gjithmonë fanellat, ai është një mik për mua”.

LAZIO – “Kundër Lazios do të jetë e vështirë, sepse po flasim për një ekip shumë të fortë. Duhet ta përgatisim shumë mirë këtë transfertë dhe të imponojmë lojën tonë. Duhet të bëjmë gjërat që kërkon trajneri prej nesh dhe të marrim tri pikët në shtëpi”.

FËMIJËRIA – “Kam lindur në Shqipëri dhe pastaj jam transferuar në Itali, ku ushqeva ëndrrën time për t’u bërë futbollist profesionist. Në fillim topi ishte pasioni im, por pastaj, gjatë stërvitjeve, ky pasioni u shtua”.

KARRIERA – “E kam nisur me moshat e Empolit dhe tani jam tek Interi. Një ëndërr e realizuar për mua, pasi jam tifoz zikaltër. Është emocion i madh për mua dhe familjen time, me të cilët mbaj mend herën time të parë në ‘San Siro’. Ishte një derbi që Interi e fitoi me rezultatin 2-1 dhe që më shtoi edhe më shumë dëshirën për të luajtur në këtë stadium. E kam ëndërruar gjithmonë, por në atë moment të jetës sime ishte e pamundur të mendoja se do t’ia dilja me sukses”.

ROLI DHE GOLI NDAJ INTERIT – “Goli im i parë në ‘San Siro’ ishte një kënaqësi më vete. Unë isha shumë i lumtur për golin, por pastaj të dëgjoja 75 mijë njerëz që reagonin për golat e Interit ishte një ndjenjë e çuditshme. Roli im në fushë? Luaj para mbrojtjes, por mund të luaj edhe në pozicione të ndryshme. Duhet të rritem dhe të përmirësohem mbi të gjitha në fazën defensive”.

BROZOVIC – “Më së shumti më ka impresionuar Brozoviç. Është shumë i fortë dhe më pëlqen shumë ta shikoj kur është në fushë. Kam fatin të mësoj prej tij dhe do të bëj maksimumin ta arrij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close