Sonte do të luhet “Finalissima” ndërmjet Argjentinës dhe Italisë. Përfaqësuesja fituese e Kupës së Amerikës, Argjentina do të përballet me fituesen e Kampionatit Europian, Italinë. Në mitikun “Uembli”, dy përfaqësueset do të synojnë Superkupën që jepet nga KONMBEBOL dhe UEFA. Shtatë herë lojtari më i mirë në botë dhe më i miri aktualisht, Lionel Mesi synon të fitojë një tjetër trofe me përfaqësuene tij, përderisa në anën tjetër Kelini dëshiron ta mbyll karrierën e tij tek Italia me një tjetër trofe. Ndeshja ndërmjet Argjentinës dhe Italisë do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45.


