Mancini ‘frikë’ nga Messi: Ai mund ta ndryshojë një ndeshje në një sekondë

Italia, kampionia e Europës, sot, në orën 20:45, në “Wembley” të Londrës, do të përballet me Argjentinën, kampione e Amerikës së Jugut, në një event të organizuar për herë të parë midis UEFA-s dhe CONMEBOL, e quajtur në mënyrë simbolike “Finalissima”.

Përpara kësaj ndeshjeje luksi, trajneri i Italisë, Roberto Mancini, në konferencën për shtyp ka folur në mënyrë të veçantë për yllin argjentinas, Leo Messi: “Për mendimin tim ai është ndoshta më i miri në botë. Ne patëm mundësinë ta shihnim Maradonën për disa vite, këtu në Itali dhe mendoj se Messi është si ai. Messi është një nga lojtarët më të mirë në histori. 

Ai nuk ka shënuar shumë gola këtë vit, ndoshta sepse ndryshoi ekip pas 20 vitesh te Barça. Zakonisht duhet kohë për t’u përshtatur. Por unë mendoj se ai është më i miri dhe nesër (e mërkurë) do të duhet ta shikojmë sepse ai mund të ndryshojë lojën në një sekondë të vetme,”- ka deklaruar Mancini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close