Skuadrat shqiptare sonte luajnë ndeshjen e kthimit dhe synojnë të sigurojnë plej of-in në garat e UEFA-s. Drita e Gjilanit që udhëhiqet nga trajneri shkupjan Zekirija Ramadani luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Steauas së Bukureshtit, duke nisur nga ora 20:00. Ndeshja e parë ndërmjet tyre në Bukuresht ishte mbyllur me fitore të rumunëve me shifrat 3:2. Ndërkohë, Dinamo e Tiranës e pret në shtëpi Hajduk Splitin, me këta të fundit që vijnë në tokën shqiptare me avantazh 2:1. Egnatia barazoi pa gola në ndeshjen e parë ndaj Ljubjanës, kurse ndeshjen e kthimit e zhvillon në shtëpi, teksa Ballkani me fitore minimale 1:0 ka udhëtuar në Irlandë, ku do të luajë ndaj Shamrok Rovers sonte nga ora 21:00.


