Al-Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos, është në kërkim të një trajneri me emër, pasi shkarkoi francezin Rudi Garcia (59), i cili do të përgatiste skuadrën në verë. Tani për tani, kroati Dinko Jelicic (49 vjeç) është trajneri i përkohshëm i ekipit që zë vendin e dytë në kampionatin saudit (tre pikë prapa liderit Al-Ittihad).

Pasi provoi Jose Mourinhon, ata nga Al-Nassr kanë një objektiv të ri ambicioz: Luis Enrique (52 vjeç), trajner i Spanjës deri në vitin 2022. Gazeta spanjole AS raporton se Al-Nassr po përgatit një ofertë për dy sezone për Luis Enrique me vlerë 100 milionë euro (50 milionë euro paga vjetore).
Luis Enrique është i vendosur të qëndrojë në Europë, por opsionet e tij janë ngushtuar muajt e fundit. Atletico Madrid, Chelsea dhe Tottenham përfaqësojnë pista tashmë të dështuara për trajnerin iberik.
Cristiano Ronaldo mund të punojë me një ish-kampion të FC Barcelonës, si lojtar dhe si trajner. Luis Enrique ka drejtuar FC Barcelona, AS Roma, Celta Vigo dhe kombëtaren spanjolle. Në krye të Barcelonës, Luis Enrique fitoi dy tituj në Spanjë, tre Kupa të Spanjës, Champions League dhe Superkupën e Evropës.

