“Al Nassr” i Kristiano Ronaldos është klubi që paguan më shumë paga se kushdo tjetër. Kjo është raportuar nga “Corriere dello Sport”, gazetë e cila shpjegon se si sauditët shpenzojnë 345 milionë euro paga çdo vit, shumë përpara Real Madridit, i dyti në Europë, me 272 milionë.

Ka një hendek të madh midis “Galacticks” dhe Man. Sitit që shpenzon “vetëm ” 201.9 milionë, ndërsa Barcelona është në kuotën e 188 milionëve në këtë lloj renditjeje.
I pari në kontinentin e vjetër është Bajern Munihu, që shpenzon rreth 277 milionë euro paga në vit, më shumë se një e katërta e të gjithë Bundesligës, e cila ndalon nën një miliard euro.
Në Itali, i pari është Interi me 141.7 milionë, më pas Juventusi me 113.8 milionë dhe Milani me 96.6 milionë. Në pozitat e fundit janë Hellas Verona, Empoli dhe Lecce, tre skuadra që kushtojnë më pak se vetëm paga e Dushan Vlahovic, e llogaritur 23 milionë euro bruto në sezon. Më pas janë Lautaro, Barella, Çalhanoglu dhe Bremer, për të mbyllur pesë vendet e para të më të paguarve në Serie A.

