Federata e volejbollit te Maqedonisë ka reaguar për incidentin e ndodhur në Veles. Volejbollistët e Shkëndijës, përveç sulmeve nga tifozët vendas, janë dënuar edhe nga federata. Këta të fundit kanë shqiptuar gjobë prej 30 mijë denarëve për trajnerin Durim Luma dhe 35 mijë denarë gjobë për volejbollistin Ben Taleb, madje këtë të fundit e kanë cilësuar si iniciatorë për incidentin.

Kujtojmë se ndeshja u mbyll në favor të Borecit me rezultat 3:2.

