Mançester Siti ka marrë fitore me përmbysje në Santiago Bernabeu, duke triumfuar në ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve përballë Real Madridit me rezultatin 1:2.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa vendasit zhbllokuan shifrat me Iskon në minutën e 60-të, ndërkohë që brenda 5 minutave Siti shënoi dy herë më Jesus dhe me De Brujne që realizoi nga penalltia. Në të 86-ën Reali mbeti edhe me një lojtar më pak pasi kapiteni Sergio Ramos u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri, me çka do të humbasë edhe ndeshjen e kthimit në Angli.
Sa i përket ndeshjes tjetër të zhvilluar në Francës. Lioni surprizoi Juventusin, duke fituar kampionët e Italisë me rezultatin 1:0.

