Siç e do tradita: Reali po e blen yllin e ri nga Kupa e Botës , shuma marramendëse

Real Madrid është shumë i interesuar për yllin e ri të kombëtares argjentinase, Enzo Fernandez.21-vjeçari argjentinas mbërriti në Benfica nga River Plate verë e kaluar dhe me paraqitje të shkëlqyera tregoi menjëherë klasin e tij.

Fernandez konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj argjentinas dhe këtë e tregoi në Kupën e Botës, ku luajti në mënyrë mbresëlënëse dhe u shpall lojtari më i mirë i ri.Mediat spanjolle raportojnë se mbretërit po heqin dorë nga Bellingham dhe synojnë Enzo Fernandez ndërsa madrilenët janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Kjo thjesht vazhdon traditën që Reali të blejë futbollistët më të mirë nga Kupat e Botës në 2002 blejtën Ronaldo, Fabio Cannavaro në 2006, Mesut Ozil 2010, James Rodrigues 2014, Thibaut Courtois në 2018 dhe tani do ta kërkojë Enzo Fernandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close