Në qendër të vëmendjes të xhiros së 22-të në elitën e futbollit vendor do të jetë derbi që do të luhet ndërmjet Strugës dhe Shkupit. Kampionët në fuqi për këtë ndeshje të rëndësishme do të kenë edhe përkrahjen e grupit të tyre të tifozëve “Shvercerat” të cilët kanë publikuar fotografi gjatë udhëtimit të tyre drejt kësaj transferte. Ndeshja ndërmjet Strugës dhe Shkupit nis nga ora14:00.


