Anglia vajton sot ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96-vjeçare. Mbretëresha e Anglisë ishte në fron prej 70 vitesh dhe ka qenë një figurë shumë e dashur për publikun. Në Angli, në fakt, do të ketë një periudhë zie prej 10 ditësh, deri në ceremoninë funerale, e çdo ngjarje sportive do të shtyhet sipas protokollit.

Mungon ende konfirmimi zyrtar, por kampionati anglez do të ndalet për të respektuar largimin nga jeta të mbretëreshës. Në program ishte super-ndeshja Manchester City-Tottenham, që do të shtyhet gjithashtu.

