Shpëtim Duro: Fitorja ndaj Voskas, e merituar dhe shumë e rëndësishme! 

Struga Trim Lum mori fitore ndaj Voska Sport të luajtur sot në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Parë. 

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi Marjan Radeski, edhe atë në minutën e 86-të, ndërsa pas triumfit, trajneri i kampionëve Shpëtim Duro ka komentuar ndeshjen. 

Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta. Ashtu ishte edhe sot kundër Voska Sport, ndaj së cilës skuadër arritëm fitoren. Fitore e merituar dhe shumë e rëndesishme do të kisha thënë. Në 20 minutat e fundit kërkuam me insistim golin, i cili erdhi sidomos pas ndërimeve dhe aktivizimit të Mentor Mazrekajt, i cili i dha më shumë larmi sulmit” – u shpreh Shpëtim Duro pas përfundimit të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close