Shokon De Laurenits: Dua 200 milionë euro për Osimhen

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis i ka shokuar të gjitha skuadrat e mëdha evropiane që mund të jenë duke planifikuar transferimin e sulmuesit të Napolit, Viktor Osimhen. Lojtari po kërkohet nga Çellsi, Mançester Junajtedi dhe PSZH, me këta të fundit që e shohin atë si emrin kryesor në rast të largimit të Kylian Mbapes. Duke folur për mediat italiane, De Laurentis ka thënë se kërkon 200 milionë euro për shërbimet e lojtarit të tij, derisa ka shtuar se këtë shifër mund ta përballojë vetëm PSZH.

“I vetmi klub që mund ta përballonte Viktor Osimhenin është Paris Sen Zhermeni. Nëse Naser Al Kelaifi dëshiron të dërgojë një ofertë rreth 200 milioë euro presim dhe shohim se çfarë do të ndodhë. Unë personalisht mendoj se Viktori do të qëndrojë këtu”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close