Shkupi rikthen mbrojtësin Abdul Rautubaje

Abdul Ruatubaje do të rikthehet në elitën vendore për të luajtur sërish me FC Shkupin. 

Mbrojtësi pjesë e ekipit të Çairit ishte nga viti 2021 deri në gushtin e vitit 2022, kur u transferua te Rayon Sports. Ai me fanellën e FC Shkupit kishte regjistruar 33 paraqitje, 4 gola dhe 2 asistime.

Shkupi po vazhdon përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku po zhvillon edhe ndeshje kontrolluese, ndërsa në këtë merkato arriti të transferoj emra si Xhemal Ibishi, Besar Guxhufi e Longe Gronner. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close