Shkupi nis përgatitjet me 8 janar, fazën kryesore do ta zhvillojë në Antalia

Skuadra e Shkupit do ti nis përgatitjet dimërore me 8 janar. Bardheblutë përmes një njoftimi kanë komunikuar datën e nisjes së përgatitjeve për gjysmësezonin pranveror në Ligën e Parë të futbollit në Maqedonisë së Veriut.

“Grumbullimin e parë skuadra do ta ketë në stadiumin e Çairit. Të gjithë futbollistët fillimisht do të ju nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore, përfshirë këtu edhe matjet fizike, që më pas ditëve në vijim të punojnë në pjesën fizike dhe tekniko taktike, gjithnjë nën vëzhgimin e kryetrajnerit Erdem Alparslan, së bashku me stafin e tij. Ekipi në Shkup, gjithnjë nëse kushtet klimatike na e mundësojnë një gjë të tillë, do të stërvitet deri me 21 janar, ndërsa më 22 janar do të udhëtojmë drejt Turqisë, aty ku do të zhvillojmë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror.

Ndeshjen e parë kontrolluese në Antalia të Turqisë do ta zhvillojmë me datë 25 janar kundër polakëve të FC Polonia Ëarszaëa, ndërsa katër ditë më vonë do të masim forcat me bullgarët e FC Septemvri.

Ndeshjen e fundit do ta zhvillojmë me 6 shkurt kundër kazakëve të FC Kaysar, ndërsa para kësaj ndeshje, ekipi ka planifikuar të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër, për të cilën do të ju informojmë në mënyrë plotësuese“, thuhet në njoftimin e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close