Kampioni i ri i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi këtë verë do ta përfaqësojë vendin në garat eliminatore të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, drejtuesit e Shkupit po bëjnë gjithçka që ndeshjet e Europës ti luajnë në Çair dhe për të njejtën kanë marrë hapa konkret.

Sot në hapësirat e stadiumit të Çairit, ka qenë prezent një përfaqësues i UEFA-së, (Mr. Danilo Filacchione), për të inspektuar stadiumin dhe kushtet për të mirëpritur një ndeshje europiane.

Si duket përpjekjet do të vazhdojnë dhe ndeshjet europiane të Shkupit ndoshta mund ti shohim në stadiumin e Çairit.

