Shtëpia e futbollit Europian, UEFA sot ka zbuluar kundërshtarët e mundshëm për raundin e tretë kualifikues për eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Shkupi në xhiron e dytë eliminatore do të përballet me Dinamo Zagrebin dhe nëse arrin të kalojë më tej, do të takohet me fituesin e çiftit Ludogorets – Shamrok Rovers. Në rast kualifikimi në raundin e tretë të këtij kompeticioni, skuadra nga Çairi ndeshjen e parë do ta laune si mysafirë me 2 ose 3 gusht, ndërsa atë të kthimit në Shkup një javë më vonë.


