Skuadra Shkupit këtë fundjavë do të luajë me Shkëndijën në kuadër të xhiros së 31 të kampionatit.

Gjatë përgatitjeve për këtë sfidë, nga kampi bardheblu kanë bërë të ditur se janë afruar edhe pesë futbollist nga shkolla e futbollit, Shkupi.
Së bashku me seniorët e Shkupit janë angazhuar Emrah Ramadani, Diedon Ibrahimi, Osman Idrizoviçi, Muaz Salihu dhe Umerfaruk Ismaili.
“Derisa po vazhdojmë përgatitjet për ndeshjen kundër e Shkëndijës, duam të punojmë edhe me lojtarët tanë të rinj të talentuar që kanë potencial për t’u përmirësuar. Një nga synimet tona për vitin e ardhshëm është që lojtarët e akademisë tonë të mund të marrin pjesë në ndeshje kampionale. Qëllimi ynë është që fëmijët tanë dhe lojtarët tanë të akademisë të arrijnë të jenë konkurrues për të luajtur sa më shumë në ndeshje kampionale”, ka thënë trajneri i Shkupit, Xhihat Arsllan.

