Shkupi – Linkoln, biletat vetëm 100 denarë!

Të martën në mbrëmje në stadiumin “Todor Proeski”, Shkupi do të hap aventurën europiane në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Linkolnit nga Gjibraltari. Për këtë sfidë, kampionët e vendit kanë nxjerrë në shitje biletat.

NJOFTIMI I SHKUPIT:

Në stadiumin Arena “Todor Proeski” do të përballemi me ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps dhe ju informojmë që nga nesër, biletat e ndeshjes do të jenë në shitje.

Nga ora 13:00, biletat mund ti gjeni tek sheshi Skenderbeu në Çarshi të Shkupit, dhe poashtu në ditën e martë tre orë para ndeshjes në hapësirat e stadiumit.

Çmimi i biletave do të jetë 100 denarë.

Çmimi i biletave VIP do të jetë 600 denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close