Shkupi nesër pret Ballkanin e Kosovës për ndeshjen e parë fazës së plej of-it në Ligën e Konferencës. Bardheblutë për këtë sfidë shumë të rëndësishme kërkojnë mbështetjen e publikut për ti përkrahur drejt historisë, ku mund të bëhen skuadra e parë nga Maqedonia e Veriut që do të luajë grupet e Ligës së Konferencës.

Postimi i plotë i FC Shkupit:
Të dashur simpatizues të klubit tonë,
Mbështetja juaj asnjëherë nuk ka munguar si dhe gjithmonë na keni bërë krenarë. Siç e dini në ndeshjen e radhës jemi një hap larg historisë, dhe mund të bëhemi skuadra e parë nga Maqedonia e Veriut të luaj në grupe të Uefa Conference League, andaj jo rastësisht për këtë ndeshje klubi jonë është kujdesur për të gjithë ju që çmimi i biletave të jetë vetëm 100 denarë. Ju ftojmë përsëri të përkrahni FC SHKUPIN, por kësaj here për histori!

