Shkupi ka marrë edhe disfatë e dytë radhazi në kampionat, pasi pasditën e sotme është mundur edhe nga Tikveshi në Kavadar me rezultatin 3:1. Në ndeshjen e shtyrë të xhiros së parë në elitë, kampionët në fuqi nuk arritën që të bëjnë më shumë së një gol në Kavadar, duke u mundur kështu me tre gola nga Tikveshi. Golat e triumfit për skuadrën nga Kavadari i realizoi Ngoba, përderisa për bardheblutë realizoi Cepas. Kjo ndeshje ishte e paraparë të luhej në xhiron e parë të këtij sezoni, por e njejta u shty për ditën e sotme për shkak të angazhimeve të Shkupit në garat europiane. Shkupi këtë sfidë e luajti nën udhëheqjen e Toni Meglenskit. Xhiron e radhës në fundjavë, Shkupi do të pret Rabotniçkin në Çair.


