Shkupi do të përfitojë më së paku 900 mijë euro në Europë

E shtuna mbylli garën për titull në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, me Shkupi që siguroi matematikisht trofeun 5 xhiro para mbylljes së sezonit. Bardhekaltërit si kampion do ta përfaqësojnë vendin në garat eliminatore të Ligës së Kampionëve, me shortin që do të hidhet me 14 qershor, ndërsa ndeshjet e para do të luhen me 5 dhe 6 korrik. Skuadra nga Çairi me pjesëmarrjen në garat e Europës, do të përfitojë më së paku 900 mijë euro. Xhiroja e parë në Çampions, Shkupit do ti sjell 550 mijë euro dhe nëse eliminohen nga eliminatoret e këtij kompeticoni, garat i vazhdojnë në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës, aty ku do të përfitojnë edhe 350 mijë euro tjera. Ndërkohë varësisht nga ecuria dhe rezultatet në Ligën e Konferencën, Shkupi do të ketë në konto 900 mijë euro, ndërsa në rast kualifikimi në xhiron e tretë, bardhekaltërit do të përfitojnë edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close