Shkupi do të luajë me Besën e Dobërdollit

Kampionët në fuqi e vendit, FC Shkupi të dielën në Vrapçisht të Gostivarit do të përballen me Besën e Dobërdollit që garon në Ligën e Dytë.

Pauza në kampionat jep mundësi të mirë trajnerëve të të dyja skuadrave për të provuar edhe disa nga futbollistët e rinj dhe atyre që kanë më pak minuta në disponim, por gjithashtu për të përdorur edhe skema të reja të lojës, që do ju shërbente atyre për ndeshjet kampionale në vazhdim.

Ndeshja ndërmjet Besës së Dobërdollit dhe FC Shkupit të dielën në Vrapçishtë, do të nis nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close