Qyteti i Dojranit priti finalet e garave shtetërore në futboll të madh në konkurencë të shkollave fillore nga i gjithë vendi. Si fitues të vendit të parë në garat komunale (Tetovë) dhe atyre zonale (Gostivar), shkolla fillore “Istikball” nga Tetova nën drejtim të profesorëve të edukimit fizik Habil Livoreka, Berat Imeri e Samir Abdurahmani u paraqitën me sukses edhe në garat shtetërore, duke u ndalur në fund në vendin e tretë. Paraqitjet e shkëlqyeshme nga fillimi i garave bënë që ekipi i futbollit të Sh.F. “Istikball” të rradhiste 10 fitore në secilin nivel, derisa një humbje e vetme në gjysmëfinale pamundësoi tetovarët të hynin në finale ku do të diskutonin vendin e parë të garave shtetërore.


“Me datë 19.05.2023 (e premte) në Dojran Sh.F. “Istikball” fitoi vendin e tretë në futboll garat Shtetërore. Si fitues absolut në garat Komunale Tetovë në futboll, fitues në Gostivar ku dolëm si vendi i parë garat Zonale dhe sërish në Tetovë vendi parë garat Regjionale.
Ishte ky edhe një sukses i SHFK “ISTIKBALL” në futboll kur nga gjithsej 50 shkolla zumë vendin e tretë me një ecuri prej mbi 10 fitoreve dhe vetëm një humbje.
Vendi i (III)-të në garat Shtetërore (Dojran)🏆🥉
Vendi parë(I) gara Komunale(Tetovë)🥇
Vendi parë (I) gara Zonale (Gostivar)🥇
Vendi i parë(I) Rgjionale (Tetovë)🥇
Ekipi u drejtua nga profesorët Habil Livoreka, Berat Imeri dhe Samir Abduramani”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga profesorët e SH.F. “Istikball” në adresë të portalit “Sportmania”.







