Shkëndija zyrtarizon Endrit Krasniqin

KF Shkëndija komunikon arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim me mesfushorin Endrit Krasniqi. 28 vjeçari vjen nga rradhët e Prishtinës dhe me kuqezinjtë ka firmosur kontratë 2 vjeçare. Futbollisti me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore, pas çka edhe zyrtarisht konfirmohet si anëtar i ri i Shkëndijës.

I cilësuar si mesfushori më i mirë në Superligën e Kosovës në vitet e fundit, Endrit Krasniqi ka fituar dy herë titullin kampion, fillimisht me Dritën e Gjilanit në vitin 2018 dhe më vonë në 2021 me Prishtinën. Gjithashtu është fitues dy herë i Kupës së Kosovës, të fundit vetëm dy javë më parë kur mundën në finale Gjilanin. Në Tetovë Krasniqi vjen si kampion i Kupës dhe synimi i tij është që me trofe të vazhdohet sezonin e ardhshëm në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe Kupës së vendit. Karrierën Krasniqi e ka nisur me skuadrën e 2 Korrikut, ndërsa për një kohë ishte në Spanjë me ekipin e të rinjëve të FC Lugo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close