Shkëndija do të nis fazën përgatitore pasditën e sotme, kur skuadra kuqezi do të ketë grumbullimin e parë në orën 17:00.

Ndërkohë kryesia e klubit tetovar, së shpejti pritet të emërojë trajnerin e ri, pas çka ditët e para do të definohen shumë gjëra në lidhje me përforcimet, largimet dhe lojtarët të cilëve u skadojnë kontratat. Përveç Ferhan Hasanit me të cilin Shkëndija mbylli bashkëpunimin, lojtarët tjerë në skadim të kontratave janë të lidhur deri më 15 qershor dhe në këtë periudhë do të merren vendimet për të ardhmen.

