Shkupi sot pret Shkëndijën për ndeshjen e 1/4 të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Skuadra e Qatip Osmanit do të ketë dy mungesa si Bruno Dita që është i pezulluar edhe këtë ndeshje, ndërsa e njejta vlen edhe për Sabit Bilallin që nuk ka drejt loje pas atij veprimi të pahijshëm që bëri në ndeshjen e fundit të kampionatit në Tetovë me Akademia Pandevin. Nga tabori kuqezi kanë njoftuar se Egzon Bejtullai ka nisur të punojë me grupin dhe ka përballuar ngarkesë maksimale në stërvitjen e fundit, mirëpo nuk është akoma i gatshëm 100% për lojë dhe ndaj Shkupit pritet të jetë në bankinë.


