Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, mbrëmë arriti të shkruaj histori, duke eliminuar FCSB-në nga eliminatoret e Champions League dhe duke u kualifikuar në xhiron e tretë. Tani, skuadra tetovare është një hap larg fazës “play-off”, ku do të përballet me Qarabagun nga Azerbajxhani në një duel vendimtar për ëndrrën europiane.

Shkëndija ka kaluar me sukses dy sfida deri tani, duke eliminuar TNS nga Uellsi dhe FCSB nga Rumania, dy fitore që kanë treguar ambicien dhe forcën e ekipit kuqezi në këtë edicion.
Para përballjes me Qarabagun, skuadra shqiptare do të mësojë edhe emrin e kundërshtarit të mundshëm në fazën “play-off”, që është hapi i fundit për të siguruar një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në rast se Shkëndija kalon edhe këtë pengesë, ajo nuk do të jetë e pozicionuar si skuadër bartëse në shortin e ardhshëm. Kjo nënkupton që mund të përballet me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian, duke e bërë sfidën drejt fazës së grupeve edhe më të vështirë, por njëkohësisht edhe më interesante.
Kundërshtarët e mundshëm të fazës “play-off” në Ligën e Kampionëve:
Skuadrat bartëse:
Bodo/Glimt
Kopenhagen ose Malmo
Crvena Zvezda ose Lech Poznań
Ferencvaros ose Ludogorets
Celtic
Skuadrat jo-bartëse:
Qarabağ ose Shkëndija
Basel
Slovan Bratislava ose Kairat
Dinamo Kiev ose Pafos
Sturm Graz

