Shkëndija e Tetovës do të ketë përballë Skopjen sot në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Tekniku Qatip Osmani për këtë sfidë do të ketë tre mungesa. Valmir Nafiu akoma nuk është rikuperuar nga lëndimi, ndërsa sërisht ndjen shqetësime Bruno Dita duke bërë që stafi teknik i kuqezinjëve ta pushojë për t’i ofruar mundësi për rikuperim të plotë. Ndërkohë Vagner Gonçalvesh mbetet jashta fushave shkaku i pezullimit pas kartonit të kuq të marrë të dielën e shkuar në transfertën me Pobedën në kampionat.


