Shkëndija sot nga ora 14:00 përballet me Rabotniçkin në Shkup. Për këtë sfidë trajner i kuqezinjëve, Qatip Osmani nuk do të mund të llogarit në tre futbollist.

Për shkak të pezullimit të drejtë loje nuk kanë Bruno Dita (5 kartona të verdhë) dhe portieri Ferat Ramani (karton i kuq me Bregallnicën), ndërsa vazhdon të mbetet jashta kombinimit edhe më tej sulmuesi anësorë Valmir Nafiu që vazhdon rikuperimin.

