Shkëndija do të zhvillojë sot përballjen e radhës kundër Arsimit, por trajneri i skuadrës kuqezi përballet me disa mungesa të rëndësishme dhe dilema rreth formacionit.

Futbollistët Fiton Ademi dhe Kamer Qaka janë jashtë kombinimit për këtë ndeshje për shkak të lëndimeve, ndërsa Fabrice Tamba dhe Reshat Ramadani ndjejnë shqetësime të lehta nga ngarkesat fizike. Aktivizimi i tyre do të vendoset në momentet para fillimit të takimit, në varësi të gjendjes së tyre fizike.
Pavarësisht këtyre mungesace, Shkëndija synon rezultat pozitiv për të vazhduar serinë e saj garuese dhe për të forcuar pozitën e saj në kampionat.

