Në miqësoren e parë të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve dimërore në Antalia, KF Shkëndija u mund 3:0 nga skuadra kazake Yelimay Semey.

Goli i parë u shënua në pjesën e parë nga Feisal Muliç (37’), ndërsa në pjesën e dytë kazakët realizuan edhe dy herë përmes Murtazaevit (71’) dhe Sviridovit (86’).
Ky test i shërbeu trajnerit Jeton Beqiri për të parë në veprim lojtarët në kombinime të ndryshme, ndërsa kuqezinjtë vazhdojnë punën për ndeshjet e radhës në Antalia.

